Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Çfarë lojtari”, ish-yjet e Milanit dhe Bayernit ‘dashurohen’ me Zhegrovën: I jashtëzakonshëm, Lille nuk e mban dot

Shkruar nga NEWSPORT
“Çfarë lojtari”, ish-yjet e Milanit dhe Bayernit

Edon Zhegrova po kalon formën më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Kosovës po shkëlqen në Francë me Lille, por edhe në arenën europiane. Performancat e tij kanë lënë mbresa edhe tek dy ish-futbollistë të njohur, Adil Rami dhe Daniel Van Buyten, të cilët në përfundim të ndeshjes Lille – Lens ku Zhegrova shënoi të dy golat, thurën elozhe për të.

“Dua të flas për Edon Zhegrovën sepse të gjithë golat i shënoi numri 23. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. E dimë që ai gjithmonë do të driblojë me këmbën e majtë, ngase e ka cilësi të lindur. Pastaj edhe pse e dimë ai gjithë kohës depërton. Goli i tij është i bukur, sidomos marrja e topit, shënon ndërmjet këmbëve të portierit. Çfarë lojtari”, tha Rami.

Më pas edhe fitues i Champions Leagues dhe 4 herë Bundesligës me Bayernin, Daniel Van Buyten tha disa fjalë për dardanin:

“Statistikat janë aty, potenciali gjithashtu. Kur e shoh kontrollin nga ana e jashtme e këmbës së majtë, është e pabesueshme. Ai ka gjithçka për të kaluar në tjetër nivel. Nuk jam i sigurtë nëse Lille mund ta mbajë atë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga