
Një nga protagonistët kryesore në Kupën e Botës, padiskutim është Lionel Messi. Ylli i Argjentinës është një nga lojtarët më të njekur në Katar 2022, teksa paraqitjet e “Pleshtit” i kanë siguruar “Albniçelestëve” fazën çerekfinale, aty ku do të përballët me Holandën e Van Gaal.
Tifozët anembanë botës, kërkojnë të shikojnë Messin në sfidën me Holandën, pasi është një sfidë delikaate ku një hap fals i Argjentinës mund të thotë edhe ndeshja e fundit e kapitenit në një turne.
Kjo është cilësuar si një ngjarje unike dhe e jashtëzakonshme, aq sa edhe shumë për të blerë një biletë për të parë Messin shitet për 4500 euro ose pesëfishi i çmimit zyrtar. Nga të gjitha këto po përfiton edhe mafia aziatike, e cila kontrollon shitjen e biletave. Një biletë për atë që mund të jetë ndeshja e fundit e Leo Messit me Argjentinën shitet për gati 5 mijë euro. “Paketa Premium”, e cila garanton edhe darkën në zonën e nderit, kushton mesatarisht 7500 euro.