
Barcelona ka arritur të shënojë një fitore të thellë në ndeshjen e parë me Cëlticun, ndeshje e vlefshme në kuadër të "International Champions Cup". Të besuarit e Luis Enriques kanë bërë një paraqitje të kënaqshme në këtë takim. Golat u shënuan për katalanasit në pjesën e parë me Turan, Munir dhe autogoli i Efe Ambrose. Goli i vetëm për Cëlticun u shënua nga Griffiths. "Pleshti" luajti nga minuta e parë. Më pas u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë nga Sergi Samper.
Poll