Emiljano Çela ka reaguar sërish pas barazimit 0-0 kundër Teutës. Trajneri i Kastriotit shpreh besimin te lojtarët e tij, ndërsa ironizon edhe ata të cilët mendojnë se krutanët janë dorëzuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çela thekson se loja sapo ka nisur.
Dhe Kastrioti do të bëhet faktor deri në fund të këtij edicioni futbollistik. Në Instagramin e tij, Çela shkruante: “Në qoftë se të gjithë mendojnë se kemi mbaruar, e kanë gabim. Ne sapo kemi filluar”.
Aktualisht Kastrioti ndodhet në vendin e fundit të Kategorisë Superiore, me vetëm 24 pikë. Krutanët janë 6 pikë larg Laçit që renditet në vendin e tetë.
[caption id="attachment_683929" align="alignnone" width="408"] Postimi i Çelës[/caption]