Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Çela ndjen keqardhje: Laçi vonoi lojën, ju tregoj problemin te Kastrioti

Shkruar nga NEWSPORT
Çela ndjen keqardhje: Laçi vonoi lojën, ju tregoj problemin

Emiliano Çela ka folur pas humbjes 1-0 në shtëpi kundër Laçit, e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Trajneri i Kastriotit u shpreh për mikrofonin e Oversport:

“Më vjen keq. Ne që jemi trajnerë, jemi përgjegjësa për këtë që skuadra bëri. Më pëlqeu sot shpirti i garës dhe elementët e agresivitetit. Gjitha çfarë kemi bërë, kanë qenë me shumë probleme. Nuk i respektuam gjitha stacionet për të kapur zonat e kundërshtarit. Mehmeti dhe Hasani munguan dhe kjo bëri që lojtarët të ishin disi të shkëputur.

Goli i parë ndikoi shumë. Është e çuditshme sepse gjithë golat i kemi marrë në 20 minutat e para. S’e di pse e vuajnë ndjenjën e inferioritetit. Këta kanë cilësi dhe s’kanë pse ndihen inferiorë ndaj Laçit, që për mendimin tim sot, ka menduar vetëm të vonojë lojën. Ka bërë disa përpjekje për kundërsulmin. Mendoj që patjetër të jemi koshientë që ne jemi më të fortë. Na pret një javë e vështirë përpara.

Sinqerisht për nisjen, që e kishim të vakët sepse patëm një lojtar të ri. Menduam sot të fusnim Çelën sepse ka cilësi të mira dhe është teknik. Kishim problem me brazilianin për shkak të gjuhës së tij me futbollistët tanë. Në pjesën e dytë futëm Grecën, që bëri të funksiononte më mirë. Për golin s’kam çfarë them sepse e kishim punuar shumë mirë. Ne s’na mbetet gjë tjetër, veçse ta nisim nga e para punën”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga