Gazetarët e "Sport Ekspres" akoma nuk e kanë marrë veten nga fitorja e Skënderbeut.
Mesa duket gazetari i cili ka bërë këtë lajm bën tifo për Kukësin dhe nuk e pëlqen faktin që Skënderbeu të mbajë vendin e parë.
Edhe pse korçarët pas fitores së djeshme kanë 1 pikë më shumë se verilindorët, gazetës nuk i duket e arsyeshme ta vendosin përkohësisht në vendin e parë të tabelës pasi ata kanë besim se Kukësi do fitojë sot kundër Partizanit.
Nuk dihet ende se nëse humb Kukësi, a do vazhdojë gazeta ta mbajë në vendin e parë të kalsifikimit?
Epo tashmë çdo gjë mund të ndodhë, shpresojmë që të mos e shpallin kampion nëse ata marrin të paktën një pikë në këtë takim.
[caption id="attachment_85734" align="alignleft" width="960"] Klasifikimi sipas gazetes Sport Ekspres[/caption]