
Juventusi przantoi ditën e sotme mesfushorin e marrë në formë huazimi nga Southampton, Carlos Alcaraz. “Zonja” do të paguajë 4 milionë paund për këtë huazim, por në fund të sezonin kanë edhe të drejtën e blerjes për 40 milionë paund.
Për herë të parë si “bardhezi”, ka folur para mediave vetë 21-vjeçari. Ai thotë që nuk dëshiron që të krahasohet me Arturo Vidal, por foli edhe për rolet e shumta që mund të bëjë në fushën e lojës.
“Jam i lumtur që më kanë krahasuar me emra të mëdhenj që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Juventus. Unë dua të bëj më të mirën që emri im të mbesë i lidhur me Juventus. Luaj në mesfushë, por mund të bëj edhe rolin e nëntës false. Jam në dispozicion të trajnerit.
Krahasimi me Vidal? Siç e thashë, jam i lumtur që emri im lidhet me lojtarë të mëdhenj dhe që kanë lënë gjurmë te Juventus. Por, unë dua të nxjerr në pah karakteristikat e mia, të paktën ky është objektivi im. Megjithatë, jam falenderues për krahasimin me Vidal”, është shprehur Alcaraz.