
Po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. I stolisur me 6 tituj njëri prej tyre i fituar kundër Djokovic në Ëimbledon, Carlos Alcaraz ka tashmë 60 fitore. Një shifër aspak e zakonshme
20-vjeçari spanjoll arriti të mposhte këtë të diletë Lorenzo Musettin në raundin e 16-të të ATP 500 në Kinë. Dy sete me nga 6-2 të fituara për të arritur kështu një rekord që vetëm 5 lojtarë e kanë arritur. Me besim të plotë dhe me ndjenja kampioni pas një paraqitje fantastike, Alcaraz do të përballet këtë të hënë në çerekfinale kundër Casper Ruud.
Norvegjezi dëshiron të hakmerret për finalen e US Open 2022, kur Carlitos e ‘ndau’ nga titulli dhe e pengoi të kryesonte në renditje dhe ishte ai që ia arriti të dy objektivat.