
Carlo Ancelotti do të ketë aventurën e fundit në krye të Real Madrid në këtë sezon. Trajneri italian në fund të sezonit të ri do të ndahet me madrilenët, pasi do të marrë drejtimin e kombëtares së njohur.
Siç është bërë e ditur prej disa ditësh, Ancelotti do të marrë në dorë “frenat” e Brazilit nga qershori i vitit të ardhshëm. Lajmi ëhstë konfirmuar tashmë edhe nga Presidenti i Federatës së Brazilit, Ednaldo Rodrigues.
Kreu i Federatës së Futbollit të Brazilit ka theksuar se Ancelotti do të drejtojë “Seleçaon” duke nisur që nga “Copa America 2024”, teksa përkohësisht në stol do të jetë Fernando Diniz.
Poll