Tefik Osmani njihet për tipin e tij ngacmues dhe mjaft aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi, drejtori sportiv i Tiranës ka bërë një koment në profilin e Alban Hasanit. Ky i fundit kishte postuar një foto nga stadiumi "Loro Boriçi" duke ndjekur nga afër stërvitjen e të besuarve të Thomas Brdariç. Drejtori i Akademisë së Vllaznisë dukej mjaft i përqëndruar me një çantë të varur në krah.
Pikërisht për këtë, Osmani i shkruan: "Çantë shkolle e ke? Apo është nga këto modernet", përfundon me batutë ai. Përgjigja e Hasanit është në të njëjtën linjë me atë drejtorit të Tiranës ku me shaka ia kthen: "Çantë laptopi se jemi në UEFA e duhet të jemi sa sensibël, mbresëlënës e sinjikativ me publikun për nesër".

Poll