Interi ka filluar numërimin mbrapsht për të arritur te Scudetto i 20-të. Zikaltërit mund të shpallen kampion edhe në derbi përballë Milanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të hënën e 22 prillit.
Por kapiteni i Milanit, Davide Calabria e hedh poshtë një hipotezë të tillë, që Interi të vendosë në fanellë yllin e dytë në derbi përballë kuqezinjve. Calabria paralajmëron ‘kushërinjtë’ duke u thënë që kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Është ende herët për të folur për yllin e dytë të Interit në derbi. Ka ndeshje edhe më para derbit, ne duam t’i fitojmë të gjitha, kështu që nuk do të ndodhë”, është shprehur mbrojtësi i Milanit.
Poll