
Bylis ka arritur të fitojë në shtëpi kundër Tiranës, me rezultatin 3-1. Skuadra mallakastriote ka triumfuar ndaj bardhebluve në kuadër të javës së 10 të Superiores U-21. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1- në favor të vendasve, teksa Eridon Qardaku arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Sikurse në të parë, edhe në të dytë mallakastriotët s’e diskutuan në asnjë moment triumfin teksa Samba realizoi golin e dytë në minutën e 66-të.
7 minuta para fundit, bardheblutë shkurtuan diferencën me Pasmaçiu, por nuk mjaftoi pasi 2 më vonë, Eridon Qardaku shënoi sërish duke vulosur rezultatin në 3-1. Pas kësaj ndeshje, Bylis ngjitet në kuotën e 20 pikëve, 1 më pak se Vllaznia kryesuese. Ndërsa TIranan gjendet në vendin e katërt me 19 pikë aq sa dhe Dinamo e vendit të tretë.