
Rivalët e Partizanit në Champions League, Karabaku ka bërë transferimin e dytë në merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ailton Silva, i cili luan në krahu e majtë. Braziliani ka qenë pjesë e Estoril dhe Braga në Portugali si dhe Shtutgart në Gjermani si dhe Neftchi në Azerbajxhan.
Por, lajmi i keq për trajneri Gurbanov është se se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e parë në "Selman Stermasi" pasi është dënuar me 3 ndeshje pezullim kur ishte pjesë e Nefchi. Ailton Silva ka lënë pas dy ndeshje dhe sfida ndaj Partizanit është e 3-ta.
Poll