Romelu Lukaku do të nisë nga sot punën në fushë për të qenë sa më parë gati për Interin. Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi belg do të stërvitet i diferencuar për të qenë në Firence kundër Fiorentinës. Gjasat janë që ta nisë nga stoli.
Nga nesër, ai do të bashkohet me grupin për të marrë ngarkesën e plotë. Synimi i stafit teknik është që belgu të jetë titullar javën e ardhshme në ndeshjen e Champions League kundër Viktoria Plzen, sfidë e vlefshme për të kaluar raundin e 1/16-ve.
Poll