Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Dajan SHEHI te Bruno PUJA, njihuni me GAFAT e javës së katërt të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Dajan SHEHI te Bruno PUJA, njihuni me GAFAT e javës së katërt

Java e katërt uli "siparin" për Abissnet Superioren. Gola të paktë dhe mjaft raste të kontestueshme. Megjithatë pati edhe momente që gabimet individuale vendosën fatin e ndeshjes. Dajan Shehi hapi këtë javë me gabimin e bërë në sfidën kundër Dinamos. Qendërmbrojtësi i Partizanit bëri një pasim të gabuar që rezultoi fatal pasi sfera u "rrëmbye" nga Agim Ibraimi. Lojtari i Dinamos nuk gaboi përballë Alban Hoxhës, falë gafës së futbollistit të kuq.

Marko Roganoviç do të shënonte emrin e tij në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit. Lojtari i kurbinasve nuk arriti të largonte si duhet një top që po shkonte në krahun tjetër të fushës dhe e devijoi në rrjetën e tij duke i ndryshuar krejtësisht udhën.

 Në këtë javë do të rrezikonte jo pak fatin e skuadrës së tij edhe Bruno Puja. Portieri i ekipit të Kastriotit në tentativë për të larguar sferën, godet lojtarin kundërshtari. Topi kthehet pas dhe përfundon në rrjetë. Një gol i rëndësishëm për krutanët, por në fund nuk arritën të merrnin pikë pas rrogozhinasit treguan forcën e tyre në shtëpi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga