Interi është nisur për në Arabinë Saudite ku do të luajë Superkupën e Italisë ndaj Milanit, ditën e mërkurë duke nisur që nga ora 20:00. Për shkak të rivalitetit që kanë dy ekipet, kjo përballje është shumë e rëndësishme pasi zikatrit kërkojnë të fitojnë trofeun para syve të rivalëve të përjetshëm të tyre.
Për këtë duel ka udhëtuar e plotë skuadra zikaltër drejt Riadit teksa trajneri Simone Inzaghi “kryqëzon gishtat” për Brozovic dhe Lukakun, ndërsa Handanovic do të jetë mungesë e sigurtë të mërkurën.
Mesfushori në përgatitjet e mëngjesit të sotëm është parë të stërvitet veçmas duke shtuar optimizmin te stafi i skuadrës 3 ditë para supersfidës. Ndërkohë edhe Lukaku është parë të marrë pjesë në stërvitje, ndërsa mbetet të shihet forma e tij ditët në vijim.