Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Broja me shanse konkrete qëndrimi, Chelseat i dëmtohet sulmuesi kryesor

Shkruar nga NEWSPORT
Broja me shanse konkrete qëndrimi, Chelseat i dëmtohet sulmuesi

Debutimi zyrtar i Christopher Nkunku me Chelsea është shtyrë për një periudhë që përflitet të jetë rreth 4 muaj, pasi francezi i’u nënshtrua një operacioni në gju.

Nkunku u dëmtua në ndeshjen kundër Borussia Dortmund, një sfidë miqësore e zhvilluar në SHBA. Mats Hummels i shkaktoi një dëmtim të rëndë lojtarit që u ble nga Chelsea për 52 milionë paund.

Një lajm i keq për francezin, por ndoshta një lajm i mirë për Brojën, pasi vetëm bomberi shqiptar dhe Jackson janë sulmuesit aktualë në ekipin e “Bluve të Londrës”.

Teksa në një deklaratë zyrtare, Chelsea shkruan:

“Nkunku ka pësuar një dëmtim në gju, i cili do ta mbajë sulmuesin jashtë fushës për një periudhë të gjatë.

25-vjeçari i është nënshtruar një operacioni dhe tani do të fillojë një program rehabilitimi në departamentin mjekësor të klubit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga