
Gabriel Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Arsenal. 21 vjeçari tani është në sezonin e katërt tek “Topçinjtë” dhe është aktivizuar në 111 ndeshje me ekipin e parë. Sulmuesi brazilian që ishte pjesë e kombëtares në Botërorin e Katarit, zhvilloi 36 takime vitin e shkuar. Ai u votua dy herë rresht si Lojtar i Muajit në Dhjetor 2021 dhe Janar 2022.
Martinelli ka konfirmuar formën e mirë edhe këtë sezon duke qenë pjesë e formacionit startues të Artetës në 19 ndeshjet e kampionatit. Gabi e filloi karrierën e tij tek Sao Paulo në Brazil duke bërë debutimin me ekipin e parë në moshën 16 vjeçare.
Ai u zgjodh Lojtar i Vitit në kampionatin brazilian para se të kalonte në Londër në korrik 2019. Arteta është shprehur shumë i lumtur që Martinelli firmosi kontratën e re duke lavdëruar cilësitë e tij, energjinë dhe shpirtin e garës të 21 vjeçarit.