Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Brazili e ka ndarë mendjen, do trajnerin më të mirë për Botërorin 2026

Shkruar nga NEWSPORT
Brazili e ka ndarë mendjen, do trajnerin më të mirë për

Brazili ka një brez yjesh ku cilësitë janë të nivelit më të lartë në të gjitha repartet. Në Botërorin e Katarit, dështimi iu faturua trajnerit Tite i cili nuk arriti të menaxhonte siç duhet një grup të talentuar që nuk ishte parë që në Botërorin e 2002-shit ku fituan edhe trofeun.

Tashmë Tite ka dhënë dorëheqjen dhe drejtuesit e federatës po kërkojnë për teknikun e ri. Objektivi i tyre është punësimi i një trajneri të sprovuar që ka fituar gjithçka. Emri i parë ishte ai i Carlo Ancelottit ndërsa më pas lsitës iu shtuan emra si Mourinho, Pochettino, Bielsa apo Luis Enrique.

Emri më i fundit dhe dëshira më e madhe është i trajnerit rekordmen të Champions League, Zinedine Zidane. Francezi është pushim prej dy vitesh dhe ka sinjalizuar se sëshpejti do të rikthehet në detyrë. Përflitej për Francën por Gjelat pritet t’i besojnë sërish trajnerit Deschamps ndaj një “martesë” e Zidane dhe Brazilit nuk duket aspak e largët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga