
Arbër Allkanjari ka vendosur dy ditë më parë të lërë skuadrën e Kategorisë së Parë, Naftëtarin e Kuçovës për tu bashkuar me Lushnjen në Superligë, skuadër me të cilën sulmuesi ka luajtur edhe më parë se lagunarët të ngjiteshin në Superiore.
Ai ka arritur akordin me skuadrën e re dhe së fundmi është në pritje të federimit. Ajo që ka habitur të gjithë ka të bëjë me pozicionin që 28-vjeçari do të mbajë te Lushnja. Edhe pse ai njihet nga të gjithë si sulmues, te lagunarët pritet të luajë si qendërmbrojtës.
Vetë lojtari ka konfirmuar këtë gjë duke specifikuar se ai ka luajtur në këtë pozicion dhe më parë dhe nuk përbën asnjë problem për të. Nuk dihet nëse 28-vjeçari do plotësojë boshllëkun e lënë nga Shkullaku, por si duket edhe drejtuesit e klubit janë të bindur për aftësitë e Allkanjarit për sa kohë i kanë dhënë "ok".
[gallery columns="1" size="full" ids="196635"]