Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI I KLUBEVE

VIDEO/ Mrekulli nga Leo Messi, Inter Miami mposht me përmbysje Porton dhe merr 3 pikë të “arta”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mrekulli nga Leo Messi, Inter Miami mposht me përmbysje Porton dhe
Leo Messi duke festuar me shokët e ekipit, Inter Miami

Inter Miami ka triumfuar me përmbysje përballë Portos në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë, në grupin A, në Botërorin e Klubeve. Sfida e zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium”, përfundoi 2-1.

Golin e parë e shënuan pikërisht porguezët. Në minutën e 8-të të ndeshjes, Samu ktheu në gol një penallti, duke i thënë avantazhin e përkohshëm Portos.

Megjithatë, në pjesën e dytë Inter Miami gjeti forcën dhe barazoi që në minutën e 47-të. Ishte Segovia i cili riktheu baraspeshën. Ndërkohë, për golin e përmbysjes mendoi Leo Messi. “Pleshti” realizoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 54-t.

Me këtë fitore, Inter Miami shkon në vendin e dytë në grupin A me 4 pikë, po aq sa edhe Palmeiras i vendit të parë. Ndërkohë që Porto dhe Al Ahly mbajnë vendin e 3-të dhe të 4-t me nga 1 pikë.

Golat e ndeshjes:

Goli i Samu Aghehowa

Goli i Segovia

Goli i Leo Messi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga