
Atletico Madrid është skuadra e parë europiane që është eliminuar nga Kupa e Botës për Klube. Spanjollët i japin fund aventurës së tyre në këtë turne, fatkeqësisht që në fazën e grupeve.
Pavarësisht se fituan ndaj Botafogo mbrëmjen e djeshme, sërish nuk ia dolën të kalojnë në fazën tjetër. Diego Simeone ka folur pas kësaj sfide, ku ka thënë se është e dhimbshme të eliminohesh kur ke fituar 2 ndeshje dhe ke marrë 6 pikë.
“Marrja e gjashtë pikëve në grup nuk ishte keq, por ndeshja kundër PSG-së na dënoi. Në ndeshjen kundër Botafogo-s, pati raste për të marrë kryesimin. Pastaj ishte ajo penalltia ku ai rishikoi një lojë të mëparshme në mënyrë që të mos jepte penalltinë që ishte në të vërtetë.
Qetësohuni. Jemi absolutisht të qartë për atë që duhet të përmirësojmë. Krenar për punën e djemve. Ne dhamë absolutisht gjithçka që kishim. Ne fituam dy nga tre ndeshje dhe për fat të keq u eliminuam”, ka theksuar timonieri i spanjollëve.