Ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026, e cila vë përballë Italinë me Norvegjinë në “San Siro”, këtë herë do të luhet me rregulla të reja. Në sfidën e planifikuar në 16 nëntor, tifozëve i´u është ndaluar shitja dhe konsumimi i pijeve alkoolike.
Ky vendim është marrë nga Prefekti i Milanos, Claudio Sgaraglia. Masa e ndërmarrë do të jetë në fuqi nga ora 8:00 e mëngjesit deri në mesnatë më 16 nëntor në zonat Centro, Darsena dhe Navigli, zonat Sempione dhe Corso Como dhe nga ora 12:00 e drekës deri në mesnatë më 16 nëntor në zonën e San Siro dhe zonat përreth.
Përsa i përket aspektit futbollistik, dy ekipet militojnë në grupin I të kualifikueseve. Italianët mbajnë vendin e dytë me 15 pikë, ndërsa me 3 pikë më shumë Norvegjia e Haaland kryeson grupin.
