Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Spalleti tregon për mesazhin e Acerbit: Më shkroi se nuk do të marrë pjesë në dy sfidat e Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Spalleti tregon për mesazhin e Acerbit: Më shkroi se nuk do të
Luciano Spalletti

Më datë 6 dhe 9 qershor, Kombëtarja e Italisë do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Norvegjinë dhe Moldavinë. Sfida të vlefshme këto për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në prag të këtyre dy dueleve të rëndësishme, trajneri i “Azzurrëve” Luciano Spalletti ka dalë në konferencë për shtyp. Tekniku i Italisë është shprehur se Acerbi ka vendosur të mos luajë duke refuzuar ftesën e tij.

“Acerbi nuk iu përgjigj thirrjes sime. E kisha thirrur për atë që kishte treguar në këtë periudhë. Këtë mëngjes ai më shkroi mesazh se nuk do të marrë pjesë, ka shumë lojtarë që e meritojnë vendin.

Donnarumma tregoi se është më i forti. I shkëlqyer dhe madhështor për pritjet e tij në Mynih, i ka bërë ato edhe në kampionat. Na jep forcë të kemi lojtarë dhe kampionë të këtij niveli”, u shpreh Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga