
Kupa e Botes 2026
Padiskutim që vëmendja e të gjithë shqiptarëve do të jetë në “Air Albania”, aty ku do të luajë Shqipëria përballë Letonisë. Duel që starton në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Por tifozët kuqezi padiksutim një sy do ta mbajnë edhe nga Beogradi, aty ku Serbia do të përplasë “brirët” me Anglinë. Takim që do të luhet paralelisht me sfidën e Kombëtares shqiptare,. Në orën 20:45. Po në këtë orë do të luhen edhe duelet mes Bosnje Hercegovinë – Austri, Qipro – Rumani, Francë – Silandë, Hungari – Portugali dhe Norvegji – Moldavi.
Ndërkoë më parë, në orën 18:00 do të zhvillohen 2 takime. Armenia pret Irlandën, ndërsa Azerbajxhiai do të duelojë me Ukrainën.

Poll