Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shqipëria rrezikon ndeshje “ferri”, luhet “gjithçka për gjithçka” në Britaninë e Madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria rrezikon ndeshje “ferri”, luhet
Kupa e Botës

Shqipëria ka siguruar “biletën” për fazën “play-off” të Kupës së Botës, e cila do mbahet vitin e ardhshëm. Ndeshjet e mbrëmjes së sotme do qartësojnë edhe rivalët e mundshëm. “Llogaritë” e hapura janë në Grupin C dhe J.

Specifikisht në Grupin C, ndeshja mes Skocisë dhe Danimarkës, e cila po mbahet në “Hampden Park” të Glasgou do vendos për kreun. Danezët mbajnë vendin e parë me 11 pikë, por nëse skocezët triumfojnë, ata përmbysin gjithçka dhe sigurojnë automatikisht “biletën” për Kupën e Botës.

Nëse ndodh “skenari” i fundit, shanset që Shqipëria të përballet me Danimarkën në “play-off” janë të mëdha (humbësi mes Skoci – Danimarkës futet në vazon e parë të “play-off’-it). Po ashtu në Britaninë e Madhe do të mbahet një tjetër duel vendimtar për pozicionin e 2-të në Grupin J Uells – Maqedonia e Veriut.

Të dyja përfaqësueset janë me nga 13 pikë, dhe fqinjët tanë në këtë duel luajnë me dy rezultate, fitore dhe barazim, ndërsa te uellsianët nuk ka rrugët tjetër përveç fitores. Në “letër” për Kombëtaren tonë do ishte rival më i kalueshëm maqedonasit, që me shumë gjasa në rast fitoreje do jenë në vazon e dytë, kurse triumfi i Uellsit i dërgon britanikët në vazon e dytë.    

 

Poll

Lexo gjithashtu