Serbia do të luajë dy ndeshje vendimtare pas disa ditësh, të cilat janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Serbët do të luajnë fillimisht në transfertë ndaj Anglisë dhe pas 3 ditësh do të presin Letoninë.
Të ndodhur pas Shqipërisë në renditje, e bën që serbët të luajnë për “jetë a vdekje” në dy sfidat e ardhshme për të tentuar dhe shpresuar deri në fund te Play-Off”. Pikërisht për këto përballje kanë publikuar edhe listën e të grumbulluarve.
Në këto kushte, Shqipëria ka në “dorë fatet” e tyre për kualifikimin dhe diçka e tilë tifozët shqiptarë shpresojnë të mos ndodhë. Siç dihet kuqezinjtë kanë 11 pikë, 1 më shumë se Serbia, teksa Anglia udhëheq grupin K me 18 pikë. Anglezët kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës dhe ndaj Serbisë e Shqipërisë luajnë vetëm për “formalitet”.
