Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Rrezikon dënim shembullor, UEFA ka në dorë “fatet” e Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezikon dënim shembullor, UEFA ka në dorë “fatet” e
Tifozët serb ndaj Anglisë

Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë, përveç 5 golave ka prodhuar edhe skena të “shëmtuar” nga tifozeria vendase. Konkretisht, mbëshetësit serb në momente të caktuar të duelit me “Tre Luanët” kanë demostruar një sjellje raciste në kor kundër Kosovës. Po ashtu ishin prezent flamujt me hartën e Kosovës si pjesë e territorit të Serbisë.

Nëse delegati i UEFA-s në këtë takim tregohet korrekt, atëherë duhet të ketë masa konkrete. Në një situatë të tillë, Serbia mund të dënohet në rastin më të mirë me 50% të stadiumit bosh ndaj Shqipërisë, ose mbyllja totale për tifozët, si rast ndëshkimi, plus gjobë në të ardhura.

Deri tani nuk ka reagim nga institucioni më i rëndësishëm futbolllistik në Europë (UEFA). Për grupin e Sylvinhos, zhvillimi i ndeshjes me Serbinë pa tifozë do të rezultonte “fitore” e madhe.      

Poll

Lexo gjithashtu