Daniele De Rossi
Italia ka njohur sot kundërshtarin me të cilin do të përballet në gjysmëfinalen e “play-off”, në rrugën drejt Botërorit. “Azurrët” do të presin në shtëpi Irlandën e Veriut, më 26 mars, 2026.
Ndërkohë që për për këtë situatë, ka folur ish-mesfushori, Daniele De Rossi.
“Kam besim te krerët e kombëtares. Gattuso, Buffon dhe Bonuçi janë simboli i Italisë dhe kanë dhënë gjithçka për atë fanellë. Me ata të 3, mund të ndihem më rehat”, tha ndër të tjera italiani.
Kujtojmë se në rast se mposht Irlandën e Veriut, Italia do të luajë në finalen me fituesin e çiftit, Uells – Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërkohë, në rast “dështimi” për t’u kualifikuar, ky do të ishte Botërori i 3-të radhazi që Italia s’merr pjesë.
Poll


