Në Zyrih u hodh shorti për fazën e “Play-Off” për të shkuar në Kupën e Botës 2026. Kombëtarja shqiptare dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre në këtë fazë.
Shqipëria do të përballet në transfertë me Poloninë e Robert Leëandoëski, një kundërshtar që në të kaluarën, kuqezinjtë kanë arritur edhe të fitojnë. Ndërkohë “Dardanët” peshkuan Sllovakinë, një ekip me të cilin nuk janë përballur më parë.
Duelet e para të tyre do të luhen në transfertë më 26 mars. Ndërkohë nëse kuqezinjtë do të arrijnë të kalojnë polakët do të mund të përballen në finale me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi. Finalet do të luhet më 31 mars dhe ashtu si përballjen e parë edhe duelin e dytë do ta luajë në transfertë.
Ndërkohë Kosova nëse arrin të kalojë me sukses Sllovakinë do të duhet të përballet në finale me fituesin e çiftit Turqi-Rumani, duelin finales “Dardanët” do ta luajnë në shtëpi.
