Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Përballja me Shqipërinë, mediat angleze zbulojnë 24 orë përpara FORMACIONIN e Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me Shqipërinë, mediat angleze zbulojnë 24 orë
Anglia

Anglia do kërkojë t’i mbylli në përfeksion këto kualifikuese të “Botërorit 2026”. Neshja e radhës është kundër Shqipërisë, e cila do të mbahet nesër në orën 18:00, stadiumi “Air Albania”, Tiranë.

Një ditë para duelit, mediat angleze kanë zbuluar formacionin e “Tre Luanëve” kundër ekipit të Sylvinhos. Trajneri i miqëve Thomas Tuchel nuk pritet të bëj asnjë lëshim.

Në portë do jetë i padiskutueshmi Pickford, për të vijuar me kuartetin O’Reilly-Stones-Chalobah-Spence në prapavijë. Rice dhe Anderson rreshtohen para mbrojtjes, kurse Eze-Bellingham-Saka do i vijnë në ndihmë “pykës” Harry Kane.

Në “letër”, Anglia është tej mase e favorizuar, por do të jetë fusha ajo që do jap verdiktin final. Duhet thënë se përfaqësuesja angleze është e para që e siguroi biletën për në Kupën e Botës 2026, ndërsa Shqipëria për herë të parë në histori si e 2-ta në grupe (Botëror), çka i mundëson fazën “play-off’.  

Përballja me Shqipërinë, mediat angleze zbulojnë 24 orë
Formacioni i Anglisë kundër Shqipërisë

    

Poll

Lexo gjithashtu