Përfaqësuesja e Kosovës do të zbres në fushë pas pak minutash në transfertë kundër Sllovenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”, Grupi B.
Pas 4 ndeshjesh, “Dardanët” mbajnë vendin e 2-të me 7 pikë, 4 më shumë se Sllovenia ndjekëse. Për ekipin e Franco Foda ka vetëm një synimi në stadiumin “Stadion Stozice”, evitimin e humbjes, çka do i afrojë më pranë fazës “play-off”.
Foda i ka besuar nga minuta e parë portierit Saip, për të vazhduar me linjën e prapavijës Dellova-Rrahmani (i rikthyer në kombëtare)-Hajdari-Gallapeni.
Mesfusha iu është besuar Muslijas, Rexhbecaj, Avdullahu dhe Vojvoda. Sulmi i përket Fisnik Asllanit dhe Vedat Muriqit. Trajneri Foda pritet të inkuadrojë nga stoli Zhegrovën si “xhol”.
