
Matteo Gabbia
Pasnesër në mbrëmje, Kombëtarja italiane do të zbresë në fushë për t’u përballur me Norvegjinë. Në prag të kësaj sfide, trajneri i “axurrëve” Luciano Spalletti ka njoftuar një ndryshim në listën e lojtarëve.
Daniele Rugani i Juventusit është thirrur në Kombëtare për të zëvendësuar Matteo Gabbian e Milanit. Shkak është bërë një lëndim i mbrojtësit kuqezi ditën e djeshme në stërvitje.
Kjo ka bërë që Rugani të marrë ftesën e Kombëtares së tij sërish pas gati 7 vitesh. Gjithashtu, mbrojtësi italian është rikthyer tek Juventusi në prag të sfidave të Kupës së Botës për Klube.
Poll