Leo Messi
Për yllin botëror në futboll, Leo Messi ky do të jetë Botërori numër 6-të, pas “Gjermani 2006”, “Afrika e Jugut 2010”, Brazil 2014”, “Rusi 2018”, “Katar 2022” dhe pas disa ditësh me shumë gjasa i fundit në karrierë.
“Pleshti” argjentinas mban rekord për prezenca në këtë kompeticion me 26 të tilla, por vetëm 1 asist i mjafton për të “skalitur” emrin si asistuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Botëror.
Aktualisht ka 8 asiste, aq sa ka kontribuar edhe legjenda Diego Armando Maradona. Ndeshja e parë që Messi do kërkojë të shërbejë me asist do të jetë karshi Algjerisë më 17 qershor, faza e grupeve.
Poll
