Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Kundërshtar i pakëndshëm”, zv.trajneri i frikësohet Kosovës: Lojtarët e tyre kanë më shumë entuziazëm!

Shkruar nga NEWSPORT
“Kundërshtar i pakëndshëm”, zv.trajneri i
Sllovenia - Kosova

Kosova njohu sot kundërshtarin e gjysmëfinales së “play-off” të Botërorit 2026. “Dardanët” do të përballen në transfertë me Sllovakinë. Në prag të këtij dueli ka folur zv.trajneri i sllovakëve, Simone Bonomi, i cili ka vlerësuar Kosovën.

“Kosova është padyshim kundërshtar i pakëndshëm. Në këto kualifikuese, fituan dy herë ndaj Suedisë, fituan me Slloveninë, skuadër që e njohim. Kanë lojtarë të mirë si Rrahmani, Muriqi, Vojvoda dhe të tjerë.

Për herë të parë janë aq afër për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, që padyshim do t’i japë lojtarëve të tyre me plot entuziazëm. Në fakt, të luajmë si vendas mund të jetë avantazh për ne dhe e shoh të njëjtë edhe finalen potenciale”, Simone Bonomi.

Poll

Lexo gjithashtu