Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E gjithë vëmendja në Washington, zbulohet surpriza para shortit

Shkruar nga NEWSPORT
E gjithë vëmendja në Washington, zbulohet surpriza para shortit
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Pritjes i erdhi fundi, ndërsa sot do të hidhet edhe shorti i Kupës së Botës FIFA 2026. Ashtu siç dihet tashmë, 3 vendet pritëse të kompeticionit më gjigant të "botës" së futbollit, janë Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për të ndjekur nga afër shortin përfundimtar i cili do të zhvillohet në Washington D.C, do të jenë të pranishëm edhe krerët e 3 shteteve.

Konkretisht Kryeministri kanadez Mark Carney, presidentja meksikane Claudia Sheinbaum dhe së fundmi pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Shorti i sotëm është ndër momentet më historike në futboll, pasi bota do të njihet me përbërjen e 12 grupeve me nga katër skuadra, përkthyer në total, në 48 ekipe.

Poll

Lexo gjithashtu