Angli - Shqipëri
Nëse ekipi i Anglisë mposht Shqipërinë në “Air Albania” dhe nuk pëson gol, do të bëhet përfaqësuesja e parë europiane që vendos rekord të tillë në kualifikueset e Botërorit.
Askush nga kontinenti i vjetër nuk e ka bërë diçka të ngjashme. Gjithçka filloi kundër Shqipërisë në mars të këtij vitit, 2 – 0, më pas 3 – 0 kundër Letonisë, 1 – 0 me Andorrën, triumfuan sërish me Andorrën 2 – 0, 5 – 0 kundrejt Serbisë dhe 5 – 0 me Letoninë.
Shqipëria nga krahu tjetër me fitoren ndaj Andorrës vendosi një rekord në historinë e saj, 5 suksese radhazi në të gjitha kompeticionet, tregues se nuk do jetë aspak e lehtë për “Tre Luanët”.
Poll
