
Murat Yakin & Granit Xhaka
Pavarësisht se u eliminua në çerekfinale të Euro 2024 nga Anglia, Zvicra dhuroi paraqitje mjaft pozitive. Duke mos e marrë parasysh eliminimin, Federata zvicriane ka vendosur që t’i rinovojë kontratën trajnerit, Murat Yakin.
Federata Zviceriane e Futbollit ka rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Murat Yakin dhe ndihmësin e tij, Giorgio Contini. Dyshja do të vazhdojë që të stërvisë kombëtaren e Zvicrës edhe pas Euro 2024.
Por, ende nuk dihen detajet e kontratës së re. Gjithçka do të mësohet me detaje të hënën e 15 korrikut, aty ku do të ketë një dalje zyrtare të përfaqësuesëve të Federatës dhe trajnerit para mediave.
View this post on Instagram
Poll