Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Thiago Silva bën RIKTHIMIN e madh në Europë, por “tradhton” Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Thiago Silva bën RIKTHIMIN e madh në Europë, por
Thiago Silva

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva zyrtarisht është lojtari më i ri i Portos. Një surprizë kjo pasi emri i tij po lakohej shumë për një rikthim të mundshëm tek Milan.

Tjetër rikthim ky për mbrojtësin, pasi Silva ka luajtur edhe më parë për ekipin B të Portos në sezonin 2004-05. Në orët e fundit, Porto e ka përshpejtuar ndjeshëm marrëveshjen, duke e vendosur veten në një avantazh të qartë dhe duke siguruar shërbimet e mbrojtësit brazilian, i cili u largua së fundmi nga ekipi i Fluminense-s.

Në fakt është pikërisht klubi i Portos, i cili me anë të disa postimeve në rrjetin social “Facebook”, kanë njoftuar edhe rikthimin e mbrojtësit. Fotot e tij janë të shoqëruara dhe me shkrime si: Familja Portista, Thiago Silva është një nga ne. Një cikël i cili kurrë nuk ishte i mbyllur, u rikthye në Porto për të qenë i lumtur.

Mbrojtësi braziian momentalisht ka nënshkruar një kontratë të shkurtër e cila vlen deri në qershor të vitit 2026 me opsion zgjatjeje deri në vitin 2027.

Poll

Lexo gjithashtu