
Simon Kjaer ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli. Danezi prej korrikut të këtij viti, kur i përfundoi edbhe kontrata me Milan ishte i papunë.
Ofertat për të nuk kanë munguar as nga ekipet që luajnë në Champions League, por 35-vjeçari nuk u bind nga asnjë klub. Kështu vendosi t’i varë këpucat në gozhdë.
“Në kokën time ishte të përfundoja karrierën time te Milani. E dija shumë mirë që nga atje në kërkim të diçkaje tjetër isha aq larg në mendimet e mia dhe në procesin në kokën time sa nuk do të kisha mundësi që të kisha një fund më të mirë. E pata fundin në San Siro dhe në atë përvojë... E dija shumë mirë se ky ishte fundi im”, ka theksuar ish-i i Milan.
Kujtojmë se ndeshjen e fundit e ka luajtur me Danimarkën ndaj Norvegjisë më 8 qershor, teksa me Milani ka luajtur më 25 maj kundër Salernitanas në “San Siro”.