Jakub Kiwior do të vazhdojë që të jetë pjesë e Portos. I huazuar nga Arsenal tek klubi portugez, këta të fundit kanë ushtruar të drejtën e blerjes për mbrojtësin 26-vjeçar.
Polaku ka firmosur kontratën e re, e cila e mban të lidhur me kampionët e Portugalisë deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për shërbimet e tij, Porto ka shpenzuar 19 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe tarifën e huazimit.
Arsenali e bleu Kiwior në janarin e vitit 2023 nga Spezia për 20 milionë euro, duke e parë si përforcim ideal. Por rritja e kualitetit të dyshes Saliba-Gabriel, bëri që polaku të shndërrohej në lojtar stoli.
Karrierën e tij, 26-vjeçari e ka nisur pikërisht në Poloni me skuadrën e GKS Tychy. Më vonë ai ka luajtur për ekipe si Anderlech, Podbrezova, MSK Zilina, Spezia dhe Arsenal.
Në krahun tjetër Arsenal këtë vit po përjeton sezonin që kishte vite që s’e përjetonte. Ata janë favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion në Angli pas 22 vitesh, teksa kanë “kapur” edhe finalen e UEFA Champions League, ku do të përballen më 30 maj ndaj PSG-së.
View this post on Instagram
