Stefano Pioli është trajneri i ri i Al Nassr. Pasi e larguan nga Milani për shkak të rezultateve të dobëta, tekniku italian ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij jashtë Europës.
Pioli ka firmosur ke klubin e Arabisë Saudite një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2027. Ndërsa paga që ai do të përfitojë do të jetë plot 12 milionë euro plus bonuset.
Kujtojmë që për 58-vjeçarin kjo është aventura e parë jashtë Italisë. Më parë, Pioli ka drejtuar ekipe si Milan, Inter, Fiorentina, Lazio, Bologna apo Sassuolo.
View this post on Instagram
Poll