
Rocco Vata
Tashmë gjithçka është zyrtare, mes Shqipërisë dhe Irlandës, Rocco Vata ka zgjedhur kombëtaren irlandeze. 19-vjeçari është zyrtarisht në listën e Irlandës për dy ndeshjet e muajit mars.
Vata do të kërkojë të jetë protagonist në dy ndeshjet e këtij muaji, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Irlanda do të luajë më 20 mars në transfertë përballë Bullgarisë, ndërsa 3 ditë më vonë do të presë po bullgarët në shtëpi.
Përsa i përket Vatës, talenti po kalon një formë me luhatje këtë sezon. Në 28 ndeshje të zhvilluara, djali i ish-kapitenit të Kombëtares kuqezi, Rudi Vatës, ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë.
View this post on Instagram
Poll