
Benjamin Mendy
Benjamin Mendy është futbollisti më i ri i Zyrih në Superligën zvicerane. Mbrojtësi francez vendosi të mbyllte aventurën e tij me Lorient, për të nisur një të re në Zvicër.
Në vitet e fundit, Mendy kaloi shumë peripeci pasi u akuzua për përdhunimin e dy vajzave. Megjithatë, Gjykata e shpalli atë të pafajshëm me mbrojtësin që iu rikthye edhe një herë tjetër karrierës.
Edhe pse për të ishte tepër e vështirë që të arrinte përsëri nivelin që kishte te Monaco apo Manchester City, vazhdon që të japë kontributin e tij në futbollin e luajtur.
Ai ka firmosur me klubin e Zyrih një kontratë 1.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kujtojmë se ai numëron edhe 10 paraqitje me Kombëtaren A të Francës.
View this post on Instagram
Poll