
Venezuela - Brazil
Venezuela nuk arriti dot të kualifikohet në Kupën e Botës dhe kjo është e papranueshme nga Federata. Së fundmi, kombëtarja amerikano-jugore ka shkarkuar nga detyra trajnerin Fernando Batista.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë përfaqësuesja e Venezuelës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Këta të fundit u renditën në vendin e 8-të të klasifikimit, me dy pikë më pak se Bolivia që shkon në Play Off.
Fernando Batista e drejtoi Venezuelën për 28 takime, duke fituar 9 takime, 8 barazime dhe 11 humbje.
Poll