
Robert Lewandowski dhe Przemyslaw Frankowski
Przemyslaw Frankowski është futbollisti më i ri i Galatasaray. Sulmuesi polak i krahut të djathtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Lens, për të nisur një të re në Turqi, të paktën deri në fund të sezonit.
Kjo për shkak se Frankowski do të jetë pjesë e Galatasaray në formë huazimi deri më 30 qershor të këtij viti. Në përfundim të dakordësimit për huazim, klubi turk do të ketë të drejtën e blerës. Ndërsa për këtë huazim, Galatasray ka paguar 1 milionë euro.
Kujtojmë se futbollisti 29 vjeçar e ka nisur karreirën e tij në Poloni me ekipin e Lechia Gdansk, teksa më pas ka luajtur edhe për Jagiellonia. Më pas, ai është transferuar në SHBA te Chicago për t’u rikthyer në Evropë te Lens.
View this post on Instagram
Poll