Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Fitoi “Euro 2016” me Portugalin, mesfushori tranasferohet te kryeqytetasit në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Fitoi “Euro 2016” me Portugalin, mesfushori tranasferohet
Superliga greke

Mund të tingëlloj e çuditshme, por është e vërtetë, mesfushori portugez Renato Sanches është transferuar me formulë huazimi në Superligë. Bëhet fjalë për ligën greke të futbollit, konkretisht te Panathinaikos.

Kartoni i 28-vjeçarit i përket PSG-së, ndërsa trajneri Luis Enrique nuk e llogarit fare në planet e tij. Kësisoj, derisa ti gjejë një klub të ri përfundimtar, Parisi do vazhdojë kalvarin e huazimeve për Sanches.

U mendua fillimisht se mesfushori portugez do të bëhej një yll botëror në futboll, por që mbeti thjesht “teori”. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e Portugalisë gjatë triumfit në “Euro 2016”, por transferimi te Bayern Munich nuk shkoi si duhet dhe më pas filloin “kurba” në ulje.   

   

Poll

Lexo gjithashtu