
Tomas Vaclik, Layvin Kurzawa
Boavista aktualisht gjendet në vendin e fundit të kampionatit portugez dhe kjo gjë ka alarmuar drejtuesit e klubit. Nga dita e djeshme në klubin portugez janë zyrarizuar plot 8 lojtarë që pritet të shpëtojnë sezonin e këtij ekipi.
Mes tyre janë dhe Layvin Kurzawa dhe Tomas Vaclik, lojtarë të njohur në futbollin europian. Mbrojtësi francez ka bërë pjesë prej vitesh te Paris Saint-Germain, Monaco dhe Fulham, ndërsa tashmë shkon për aventurën e parë në Portugali.
Gjithashtu dhe porieri çek ka luajtur në ekipe të njohura si Basel, Sevilla, Olympiacos dhe tashmë do të jetë në një sfidë të madhe për të mbajtur klubin e tij në elitën e futbollit portugez.
Poll