
Nuri Sahin
Pas aventurës së fundmi si trajner i Borussia Dortmundit, Nuri Sahini ka marrë drejtimin e një tjetër skuadre të njohur. Ish-mesfushori turk është tashmë tekniku i Basaksehirit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Superligës turke nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kjo do të jetë aventura e dytë e Nuri Sahin si trajner i parë i një ekipi, pas asaj me Dortmundin.
Me verdhezinjtë e Gjermanisë, 37-vjeçari ishte në stol për 27 takime, nga korriku i 2024 deri në janarin e këtij viti. Basaksehir ndodhet në një situatë jo të mirë në kampionat, pasi në 3 javët e para renditet një vend sipër zonës së ftohtë me 2 pikë të grumbulluara.
View this post on Instagram
Poll