Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ “15 vite fantastike”, Simon Kjaer largohet nga Kombëtarja daneze

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “15 vite fantastike”, Simon Kjaer largohet nga
Simon Kjaer

Në kërkim të një aventure të re pas largimit nga Milani, Simon Kjaer i ka dhënë gjithashtu lamtumirën edhe Kombëtares së Danimarkës. Mbrojtësi 35-vjeçar ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja.

Plot 15 vite pjesë e saj, teksa debutimin e ka bërë me 6 qershor të vitit 2009. Prej asaj dite e deri më sot, Kjaer ka qenë padyshim një nga liderët e ekipit kombëtar. Plot 132 ndeshje për 35-vjeçarin dhe 5 gola të shënuar.

Ndërsa lajmin për tërheqjen e tij nga Kombëtarja, e ka bërë vetë nëpërmjet një njoftimi të gjatë në rrjetet sociale.“Çdo gjë e ka një fund. Kam vendosur të tërhiqem nga kombëtarja e Danimarkës pas 15 vitesh fantastike bardhekuq”, ishin disa nga rreshtat e shkruar nga Kjaer.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga